09:55 / E Martë, 05 Prill 2022 / B O

Vdes biznesmeni i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur kosovar, Mustafë Fazliu. Lajmin e ka dhënë djali i tij, Burimi.

Në njoftim bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në Turiqevc të Skënderajit.

Fazliu kishte themeluar pas luftës kompaninë “TehnoBurimi” e cila ndër vite vepron në Kosovë dhe më gjerë.

“Me dhimbje dhe pikellim te thelle ju njoftojm familjar , miqte dhe dashamiret se sot me date 05.04.2022 nderroi jete me i dashuri yne baba im , Mustaf Fazliu Varrimi behet sod ne ora 17:00/h , Turiqevc komuna skenderajit te varrezat e Lutanve” thuhet në njoftimin mortor./Indeksonline/