11:08 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vdes djali i Heroit të Kombit Hysen Tërpeza, kryeministri Haradinaj ngushëllon familjen!

Kryeministri i Republikës Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është larguar nga jeta Sahit Tërpeza, i biri i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se familja Tërpeza ka qëndruar e papërkulur në çdo kohë, sipas tij, duke u bërë krah i pathyeshëm i përpjekjeve për të drejtën kombëtare, shkruan  Indeksonline.

I pari i ekzekutivit ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e të ndjerit.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Na paska lënë Sahit Tërpeza, i biri i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza. Familja atdhetare Tërpeza qëndroi e papërkulur në çdo kohë, duke u bërë krah i pathyeshëm i përpjekjeve për të drejtën kombëtare.

Sahiti me krenari e ruajti emrin e të atit dhe kaloi në amshim për t’u prehë i qetë në tokën e të parëve. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit. RH./Indeksonline/