23:57 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Vdes djali i legjendës së boksit, Chris Eubank, trupi i tij u gjet në plazhin e Dubait

Djali i legjendës së boksit, Chris Eubank, Sebastian Eubank është gjetur i vdekur në moshën 29 vjeçare në Dubai.

29-vjeçari kishte ndjekur babanë dhe vëllain e tij Chris Eubank Jr në ring, duke filluar një karrierë boksi profesionist me dy fitore, transmeton Indeksonline.

Chris Eubank i vjetër tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të shkruante për vdekjen e djalit të tij.

“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se do t’i shkruaja këto fjalë ose do të provoja ndjesinë që kam tani në humbjen e djalit tim. Familja ime dhe unë jemi të dëshpëruar kur kemi dëgjuar për vdekjen e Sebastian vetëm disa ditë para ditëlindjes së tij e 30-të”, u shprehë ai.

Sebastian Eubank u gjet i vdekur në plazhin e Dubait./Indeksonline/