08:01 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes e fejuara e ish-futbollistit të Genoas, pësoi sulm në zemër

E fejuara e Ricardo Centurion, futbollist argjentinas që dikur ka veshur edhe fanellën e Genoas në Serie A dhe sot luan me Racing por është në pronësi të Velez, ka humbur jetën pas një ataku kardiak.

Vetëm 25 vjeç, Melody Pasini është ndarë nga jeta teksa drejtonte makinën e saj në rrugët e qytetit Lanus.

Ajo ishte e fejuar prej 5 vitesh me futbollistin. Lajmi ka tronditur Argjentinën dhe jo vetëm. /IndeksOnline/