20:22 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë

Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti fatal në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, përkatësisht në hyrje të autostradës që hynë prej Podujevës.

Indeksonline mëson se viktima është  ngasësi i automjetit.

Sipas burimeve të Indeksonline, në aksident janë lënduar edhe tre persona të tjerë. Po ashtu, në këtë aksident janë të përfshira katër automjete.

Ndryshe, Indeksonline ka siguruar  pamje të aksidentit tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë./Indeksonline/

S’kanë të ndalur aksidentet me fatalitet, vdes edhe një kosovar! [Pamje]