19:23 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti tragjik në Mramor

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë nga aksidenti në magjistralen Prishtinë- Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Ne ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jete  një nga personat e lënduar ne aksidentin qe ndodhi sonte në fshatin Mramor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, ekipi i Indeksonline është duke qëndruar në Qendrën Klinike Universitare, ku bën të ditur se katër personat e lënduar janë duke u trajtuar në këtë qendër./Indeksonline/