22:41 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdes Florenci, reagon ashpër Noizy: Më tradhtuan.. (Foto)

Një ndër artistët shqiptar i cili u solidarizua më së shumti pas masakrës së djalit nga Shkodra ishte reperi nga Shqipëria, Noizy.

Ai së fundi ka publikuar në rrjetin social “Instagram një postim për Florencin ku dha edhe lajmin për vdekjen e tij.

“Vllai Jonë Florenci Tashmë ndrroj jetë, ndihem i tradhtuar nga shume njerëz me pushtet në Shqipëri, shpirti ne paqe Lil bro,”-tha reperi shqiptar.

Ka disa ditë që djali 23-vjeçar po mbahej gjallë vetëm përmes aparaturave dhe ishte në gjendje shumë kritike. Beqiraj kishte dy vite që jetonte ilegalisht në shtetin francez kurse më pas ishte burgosur nga policia për shkak që ishte pa dokumente.

Policia franceze bën me dije se ai ka tentuar vetëvrasjen në burg pasi ka shenja teli në fyt por ndryshe mendojnë familjarët e Florencit të cilët akuzojnë autoritetet franceze ose të burgosurit e tjerë./Indeksonline/