22:02 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Vdes foshnja 7 muajshe nga i ftofti, prindërit e harruan në ballkon!

Një foshnje 7 muajshe është ngrirë për vdekje pasi që prindërit rus e lan të flej në ballkon në temperaturë nën 20 gradë nën zero për pesë orë.

Hetimi penal është hapur ndaj nënës së foshnjës e cila edhe është ndaluar nga policia, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Foshnja e gjinisë mashkullore ka vdekur për shkak të hipertermisë pasi që nëna e kishte harruar në ballkon.

Media lokale kanë raportuar se nëna 49 vjeçare nga Nikolaevsk on Amur kishte vendosur foshnjën e saj në ballkon me qëllim që ta marr pas disa minutash.

Ajo kishte harruar të birin e saj dhe vetëm pas pesë orës i kishtë rënë në mend se foshnja e saj gjendet në ballkon.

Sidoqoftë kur foshnja është sjellë brenda ai nuk kishte shenja jete dhe ishte e pamundur rikthimi i tij në jetë.

Mediat ruse kanë raportuar se djaloshi ka vdekur si pasojë e hipertermisë e cila ndodh si pasojë e ekspozimit të trupit në temperaturë të ulët.

Doktorët kanë këshilluar prindërit që të konsumojnë më pak alkool dhe të kujdesen për fëmijët e tyre./Indeksonline/