16:13 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Vdes futbollisti francez në gjumë, shtyhet ndeshja që duhej të luhej sot

Pas vdekjes së Astorit, futbolli është tronditur nga tragjedi tjetër. Futbollisti i skuadrës franceze Tours, Thomas Rodriguez ka vdekur mbrëmë vonë gjersa ishte në gjumë.

Futbollisti i ri është gjetur pa jetë nga shoku i tij i dhomës, që i alarmuar ka njoftuar punonjësit e sigurisë së qendrës stërvitore.

Për ngjarjen është hapur edhe një hetim, ndërsa pritet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Federata Franceze ka njoftuar shtyerjen e ndeshjes që pritej të luhej sot në mes të Tours dhe Valencienes./Indeksonline/

Temat: