01:08 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vdes gazetari dhe tekstshkruesi kosovar, Hivzi Krasniqi

Nga një sëmundje e shkurtër, ka ndërruar jetë gazetari dhe prezantuesi i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi.

Krasniqi ka dhënë një kontribut të madh në gazetari, duke u konsideruar si nga të parët në vend.

Ai punoi për vite të tëra në  Radio Televizionin e Prishtinës, më pas në Radio Televizionin e Kosovës dhe në Radio Dukagjin, përcjellë Indeksonline.

I ndjeri shquhet edhe për kontributin e madh në kulturën tonë, pasi shkroi qindra tekste këngësh./ Indeksonline/