16:56 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vdes gruaja më e vjetër në botë deri sa po lutej

E cilësuar si gruaja më e vjetër në botë, Koku Istambulova, 129 vjeç ka ndërruar jetë.

Ajo e kishte thënë se jetesa kaq e gjatë ishte mallkim nga perëndia.

Istambulova kishte ndërruar jetë në mënyrë shumë të qetë deri sa po bënte lutjet, transmeton Indeksonline.

Në muajin qershor ajo pritej që t’i mbushte  130 vjet. Përkundër moshës kaq të vjetër, 129 vjeçarja e mbante mend kohën e diktatorit Stalin. /Indeksonline/