09:45 / E Hënë, 26 Tetor 2020

Vdes ish-futbollisti i Manchester City-t, bashkëlojtari i 2 futbollistëve të Kosovës

Ka ndërruar jetë futbollisti 17-vjeçar i Manchester City-t, Jeremy Wisten, ielën.

Futbollisti i lindur në Malavi ishte pjesë e akademisë së gjigantit anglez nga viti 2016 para se të largohej së fundmi.

Derisa shkaktari i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur, City e ka nderuar atë përmes një komunikate për media të dielën mbrëma.

Familja Manchester City e ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Jeremy Wisten. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Bashkëndiejmë me ju në këtë kohë të vështirë për ju”, thuhet në komunikatën e City.

Një numër i lojtarëve seniorë të City-t e nderuan atë, përfshirë Raheem Sterlingun dhe Aymeric Laportet.

Cole Palmeri, i cili ka qenë në akademinë e City-it që prej vitit 2010, e njihte Wistenin dhe e postoi këtë mesazh emocionues për t’ia thënë lamtumirën atij në Instagram.

“Do të na mungosh përjetë. Pusho në Parajsë vëlla!”, shkroi Palmeri.

Wisteni ka punuar së bashku me dy futbollistët e Kosovës, Arijanet Muriçin dhe Bersant Celinë. /IndeksOnline/