08:22 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdes ish-futbollisti i njohur mitrovicas, Gëzim Kaçaniku

Ish-futbollisti i Trepçës’89, Gëzim Kaqaniku ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi mitrovicas, Trepça’89, përmes një telegram ngushëllimi.

“Lajmi për ndarjen fizike nga ne na mërziti pa masë. Me rastin e ndarjes nga jeta e ish-futbollistit tonë Gëzim Kaqaniku KAQA Shprehim Ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe gjithë komunitet sportiv Mitrovicas. KAQO do të përkujtojm gjithmonë të buzëqeshur do të mbesin në kujtime ato batutat dhe humorin që gjithmone e ke sjellë në klub. I përjetshëm Kujtimi për Ty.

Me dhimbje

Kryesia e KF TREPÇA’89 FC

Presidenti z. Abedin Zeka BEKI” – thuhej në telegram e klubit mitrovicas./Indeksonline/