12:23 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vdes këmbësorja e aksidentuar ditë më parë në Gjilan

Një vajzë i  e cila përderisa ishte duke ecur në rrugë ishte aksidentuar nga një veturë më datën 22 shkurt në Gjilan, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Sipas raportit të policisë, viktima e cila ka qenë në tretman mjekësorë, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda që i kishte marrë nga ky aksident.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti ka mbetur nën hetime./Indeksonline/