15:21 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Vdes legjenda e rokut

Këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike, Christine Mcvie, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Vdekja e saj është bërë e ditur në një deklaratë zyrtare nga grupi në rrjetet e tyre sociale.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë për ndarjen nga jeta të Christine McVie. Ajo ishte vërtet unike, e veçantë dhe e talentuar jashtë mase. Ajo ishte muzikantja më e mirë që dikush mund të kishte në grupin e tyre dhe shoqja më e mirë që dikush mund të kishte në jetë”.

“Ne ishim shumë me fat që patëm një jetë me të. Individualisht dhe kolektivisht, e vlerësojmë thellësisht Christine dhe jemi mirënjohës për kujtimet që kemi. Do të na mungojë shumë”, thuhet në deklaratë.

Christine Perfect iu bashkua Fleetwood Mac në vitin 1970 dhe ishte pjesë e një prej grupeve më të mëdha rock të skenës britanike, duke qenë kompozitore e disa prej hiteve më të mëdha të grupit si: “Don’t Stop”, “You Make Loving Fun”, ” Hold Me”, “Little Lies” dhe “Over My Head”.

Deri në vitin 1977, me albumin e tyre “Rumours”, ata arritën sukses ndërkombëtar dhe fituan “Grammy” për “Record of the Year”.