12:52 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vdes luftëtari i UÇK-së, Haradinaj ngushëllon familjen dhe bashkëluftëtarët

Sot ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Skënder Krasniqi apo i njohur me nofkën  “Plaku”.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Haradinaj ka çmuar lartë veprën dhe jetën e Krasniqit, duke thënë se si ishte luftëtari i orëve të para, i gatshëm për sakrificë sa herë që kërkoi atdheu.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Skender Krasniqi. Skenderi ishte luftëtar i orëve të para, i gatshëm për sakrificë, sa herë që e kërkoi atdheu. Shembulli i tij prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, homazhet për të ndjerin fillojnë në ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani” në Malishevë duke vazhduar me mbledhjen komemorative në orën 16:00. Ndërsa varrimi bëhet në ora 17:00 në Varrezat e fshatit Carrallukë./Indeksonline/

Image may contain: 1 person, sitting