12:46 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vdes në aksident në Zvicër djali i dëshmorit nga Vushtrria

23 vjeçari, Egzon Zuqaku nga Vushtrria i cili tash e sa vite jeton në Gjenevë të Zvicrës ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku.

Këtë e ka bërë të ditur djali i axhës së tij, Bajram Zuqaku përmes një postimi në Facebook.

“Vllau jem. Djalii deshmorit te kombit Blerim Zuqaku ka humbur jeten tragjikishte në moshën 23 vjeq Egzon zuqaku ne Gjeneve te Zvicres. Per varrimin e te ndjerit ju njoftojme me kohe”, ka shkruar Zuqaku.

Kujtojmë se Zuqaku ishte djali i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, i cili ra heroikisht në maj të vitit 1999. /Indeksonline/