Vdes në burg ish-drejtori i mjedisit
Aleksandër Cela, ish-drejtori i mjedisit në Korçë ka varur veten në burg. Mësohet se ai ishte kapur me refugjatë klandestinë dhe ndodhej në një nga burgjet e Hungarisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se Cela kishte dy javë që ishte në burg në shtetin hungarez. Burimet për “Panorama” thonë se nuk përjashtohet mundësia që ish-drejtorin e mjedisit ta kenë vrarë brenda në burg. Pritet që trupi të sillet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore.