22:20 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Vdes në moshën 86-vjeçare, komediani Fred Willard

Ka vdekur komediani, Fred Willard, të premtën vonë.

Vajza e tij Hope i ka thënë TMZ: “Babai im ndërroi jetë të premtën mbrëma në moshën 86 vjecare. Ai punonte e na bënte të lumtur. Ne e donim aq shumë. E humbëm atë përgjithmonë”.

Fredi kishte një karrierë shumë të gjatë ku i bënte njerëzit të qeshnin.

Ai mori famë në fund të viteve të ’70 me paraqitjet si “Mary Hartman, Mary Hartman,’ ‘Fernëood 2 Night,’ ‘America 2-Night’.

Fredi u shfaq në emisione si ‘King of Hill’, ‘Mad About You’, ‘Hercules’, ‘Family Matters,’ ‘Married Ëith Children,’ ‘Family Modern’, ‘Ally McBeal,’ ‘Family Guy,’ Hey Arnold! ” ‘A minute ëith Stan Hooper’, ‘SNL’, ‘Everybody loves Raymond’, ‘MADtv’, ‘Kim Possible’, ‘Back to You’, dhe shumë seri të tjera të shkëlqyera.

Kohët e fundit, ishte pjesë e komedisë së Netflix “Space Force”, së bashku me Steve Carell dhe komedian të tjerë.

Fred ishte i martuar me Mary Willard nga viti 1968 deri në 2018, kur ajo vdiq./Indeksonline/