12:05 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vetaksidentohet dhe vdes një 70-vjeçar, në Lipjan

Një person i moshës 70- vjeçare ka vdekur të enjtën në vetaksident.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ai ka thënë se “në emergjencë është sjell pa shenja jete një person me ditëlindje 1949! Tashti është në mjekësi ligjore për autopsi”.

Edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar këtë aksident për Indeksonline.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lipjan-Kraishtë./Indeksonline/.