08:36 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / L K

Vdes një femër në shtëpinë e pleqve, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka ndërruar jetë në shtëpinë e pleqve në Prishtinë.

E ndjera ishte e nacionalitetit serb.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.

“Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.