09:12 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vdes një i ri në Ferizaj pasi bie nga ndërtesa

Në mëngjesin e së premtës një i ri ka humbur jetën në Ferizaj, pasi ka rënë nga ndërtesa.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar në rrethana të panjohura ka rënë nga lartësia . Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore , ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. “, shkruan në raportin e policisë.

Ndërsa, sipas burimeve të AktivPress dyshohet se 20 vjeçari ka bërë vetëvrasje duke kërcyer nga kati i 7-të i një ndërtese në rrugën “Zenun Beqa”./AktivPress