10:08 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një i vdekur e 3 të lënduar në një aksident, në Gllarevë

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident me fatalitet.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës Opel me targa vendore i drejtuar nga i dyshimti dhe një motokultivator i drejtuar nga viktima, ku si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Ndërsa tre persona janë lënduar dhe ata pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

“Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tyre i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë”, thotë policia./Indeksonline/