12:16 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdes një person në QKMF, nisin hetimet në Shtime

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Shtimes ka raportuar se një person është dërguar nga Enti Special i Shtimes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas tyre, pas tretmanit mjekësor i njëjti ka vdekur, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.

Tani, rasti është duke u hetuar./Indeksonline/