12:09 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vdes një person nga Podujeva, pësoi lëndime sa ishte duke prerë dru

Një person ka ndërruar jetë në fshatin Bellosicë të Podujevës gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë, i njëjti sa ishte duke prerë dru në pyll aksidentalisht ka pësuar lëndime trupore.

Pas kësaj, viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion./Indeksonline/