09:31 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vdes një person në paraburgim në Tiranë

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në dhomat e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

I ndaluari, 45-vjeçari D.R. mësohet të ketë humbur jetën rreth orës 4:45, si pasojë e një arresti kardiak, pasi nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera, transmeton tch.

Gjithsesi, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij pritet konfirmimi nga raporti i mjekut ligjor.

Temat: