19:43 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Vdes njeriu më i vjetër në botë

Një rus, që mendohet se është burri më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, ka vdekur në moshën 123-vjeçare.

Appaz Iliev, nga republika e Ingushetisë, pranë Gjeorgjisë, ra në koma dhe vdiq në spital.

Ai qëndroi gjatë në spital për shkak të sëmundjeve lidhur me moshën.

Presidenti i Republikës së Ingushetisë, tha se zyrtarët apeluan tek autoritetet për regjistrimin e Iliev si njeriu më i vjetër në botë lindur më 1 mars 1896.

Appaz ia atribuoi jetëgjatësinë shmangies së pirjes së alkoolit, duhanit dhe ilaçeve.

Ai ishte baba i 8 fëmijë dhe kishte 35 nipër e mbesa dhe 34 stërnipër e stërmbesa.

Iliev ishte bari që në moshën 7-vjeçare dhe luftoi për Ushtrinë e Kuqe në Luftën Civile të Rusisë 1917-’22. /IndeksOnline/