18:57 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vdes personi i tretë nga aksidenti në Gllarevë (Foto)

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti në Gllarevë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se personi i tretë ishte dërguar për në QKUK për të marrë trajtimin mjekësor, por i njëjti ka arritur në spital pa shenja jete.

Ndryshe, aksidenti në Gllarevë ka ndodhur rreth orës dy pasdite. Viktimat janë dy burra dhe një grua.

Indeksonline ka raportuar për këtë aksident, ku dy viktimat e para u konstatuan në vendin e ngjarjes.

/Indeksonline/

Aksident në Gllarevë, vdesin dy persona