09:19 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vdes personi që u aksidentua shtatë muaj më parë

Një person që ishte aksidentuar në Xërxe të Prizrenit në mars të këtij viti, ka ndërruar jetë të premten.

“Lidhur me rastin raportohet se më datë 13.10.2017 në Spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar i aksidentuar me 24.03.2017”, shkruan në komunikatën e Policisë së Kosovës dërguar për media.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./AktivPress