12:19 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Vdes profesori dhe kornisti Andrea Canaj

Ka vdekur profesori dhe muzikanti shqiptar, Andrea Canaj.

Kjo është bërë e ditur nga kolegë e studentë të tij. Derisa ai ishte bashkëpunëtor shumëvjeçar i Filarmonisë së Kosovës.

“Me shumë dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, kolegut, kornistit dhe mikut tonë, Andrea Canaj. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën Andrean. Prehu në paqe i dashur Andrea!”, shkruhet në njoftim./Indeksonline