13:30 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Vdes regjisorja Vjosa Berisha

Ditën e sotme ka vdekur regjisorja Vjosa Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram.

Postimi i plotë

Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.

Familjet Berisha dhe Istrefi