18:49 / E Premte, 02 Nëntor 2018

Vdes vajza 23 vjeçare nga Istogu, e aksidentuar pak ditë më parë në Prishtinë

Ka ndërruar jetë 23 vjeçarja nga Vrella e Istogut, Florijeta Rugova.

E ndjera ishte aksidentuar në Prishtinë në aksidentin ku kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.

Florijeta ishte në repartin e intenzivës në Prishtinë që nga dita e aksidentit, por që nuk ka arritur të mbijetoi pas goditjes së fuqishme që kishte marrë. Lajmin për Indeksonline  e kanë konfirmuar edhe familjarët.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Zëdhënësi i këtij institucioni, Shpend Fazliu ka thënë se përkundër kujdesit maksimal intensiv 23 vjeçarja ka ndërruar jetë sot në orën 17:25 minuta.

“Ju konfirmojmë se përkundër kujdesit maksimal intensiv disa ditore nga stafi i shërbimit intensiv në QKUK, në ora 17.25 pacientja e aksidentuar ka ndërruar jetë. Gjendja që nga ardhja në intensive ka qenë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

Indeksonline i shpreh ngushëllime familjes për vdekjen e hershme të vajzës./Indeksonline/

Policia konfirmon aksidentin te ‘Rruga B’, dy femra dërgohen në QKUK