22:16 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veç edhe rekordi i Peles, dhe askush mbi Messin

Lionel Messi e dëshmoi edhe njëherë formën e tij golashënuese me golin në fitoren e Barcelonës ndaj PSV Eindhoven mbrëmë, duke e arritur kuotën e 106 golave në Premier League.

Ai ka më shumë gola se çdo lojtar tjetër me një klub në Champions League duke e tejkaluar Cristiano Ronaldon (105 gola).

Pasi e kaloi rekordin e Gerd Muller prek 565 golash për fanellën e Bayern Munich, tani ai e ka para vetes rekordin e Peles për Santosin prej 643 golave, transmeton IndeksOnline.

Argjentinasi ka nevojë edhe për 78 gola për Barcelonën për ta arritur rekordin e Peles.

Pas fitores ndaj PSV-s, e cila ia garantoi Barçës vendin e parë në grup, Messi foli për gazetarët duke thënë se s’është i kënaqur për paraqitjen.

”Ne e humbisnim topin mjaft lehtë dhe i lejonim ata për kundërsulme. Ata kishin shumë raste”, tha Messi./IndeksOnline/