08:40 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vedat Muriqi flet pasi që u zëvendësua mbrëmë për shkak të dhimbjeve, tregon se a është serioze

Fenerbahce arriti fitore mbrëmë kundër Genclerbirligit me rezultat 5-2, dy nga këta gola ishin shënuar nga futbollisti kosovar Vedat Muriqi.

Mirëpo ai u zëvendësua në minutat e fundit të lojës, dhe në një intervistë që dha e tregoi arsyen e këtij zëvendësimi.

Sipas Muriqit ai kishte ndjerë dhimbje në shpinë për shkak që nuk ishte stërvitur sa duhet me skuadrën për shkak të lëndimit të kaluar.

“Një nga arsyet e dhimbjes së muskujve të shpinës, është se nuk kam stërvitur me ekipin për një kohë të gjatë. Ata e kishin paralajmëruar këtë më parë. Po, ne po stërvitnim kyçin e këmbës, por ata thanë se mund të kemi probleme diku tjetër”, tregoi Muriqi.

/Indeksonline/.