11:55 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon edhe këtë javë!

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është në formën jetësore.

Edhe në këtë javë super sulmuesi kosovar ka shënuar gol, transmeton Indeksonline.

Muriqi shënoi në ndeshjen kundër Atiker Konyaspor në minutën e dytë, duke ia rrëmbyer për mrekulli topin njërit nga mbrojtësit kundërshtar.

Ndeshja ende është duke u luajtur dhe rezultat është 0-1 në të mirë të Rizespor.

Muriqi për momentin ka 11 gola të shënuar dhe 6 asistime këtë sezon në Super Ligën turke, duke qenë kështu golashënuesi i katërt më i mirë në Turqi.

Nëse skuadra e Muriqit fiton sot, atëherë do të grumbullonte 34 pikë, gjashtë më pak se zona që dërgon në Evropa Ligë.

Kjo formë e mirë shpresojmë që Muriqin ta përcjellë edhe në ndeshjet me kombëtaret./Indeksonline/