17:02 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje

Vedat Muriqi është rikthyer sot në stërvitje me skuadrën e Mallorcas.

Kjo është hera e parë që sulmuesi kosovar stërvitet pas lëndimit që pësoi në ndeshjen Kosovë – Izrael, shkruan IndeksOnline.

”Pirati” kishte pësuar një tërheqje muskulore, ku u detyrua të largohet nga loja.

Pavarësisht rikthimit në stërvitje, Muriqi nuk do të luaj në ndeshjen e ardhshme të Mallorca kundër Real Madridit, e cila zhvillohet më 3 janar, pasi trajneri Javier Aguirre nuk dëshiron të rrezikojë.

Ai pritet të rikthehet në fushën e gjelbër më 13 janar kundër Celta Vigos./IndeksOnline/