14:26 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Veliu: Drita e fortë, por Llapi futet për rezultat pozitiv

Prishtina, Ballkani dhe Gjilani sot presin dhuratë nga Llapi, i cili në “Zahir Pajaziti” e pret liderin e klasifikimit, Dritën.

Është një sfidë me rëndësi të jashtëzakonshme për gjilanasit, të cilët me fitore eventuale do të bënin një hap të madh drejt titullit kampion.

Një prej futbollistëve kryesor të Llapit, Valmir Veliu, ka folur për gazetën para ndeshjes së sotme.

“Normalisht që është një duel mjat i vështirë pasi që e dimë që Drita është në krye të tabelës dhe ka një ekip cilësor”, u shpreh fillimisht Veliu për Olle.

“Mirëpo ne do të vazhdojmë të luajmë kështu si në ndeshjet e mëparshme, pavarësisht kundërshtarit”.

“Duke parë që Drita ka pranuar më së paku gola, mendoj që pika më e fortë e këtij ekipi është mbrojtja, por duke mos lënë anash as fazën ofanzive”.

“Ne do të futemi në ndeshje për rezultat pozitiv”, shtoi Veliu.

Paraqitjen e xhiros së kaluar ndaj Gjilanit, Veliu e vlerësoi si një nga më të mirat nën fanellën e Llapit.

Ndeshja sot fillon prej orës 17:00 në “Zahir Pajaziti”.