21:04 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo shtatore e heroit llapjan së shpejti në Podujevë [Foto]

Kryetari aktual i komunës së Podujevës dhe njëherësh kandidat i LDK-së, Agim Veliu ka vizituar sot shtatorën e heroit të llapit, Ali Ajetin. Ai ka premtuar se shumë shpejt të njëjtit do t’i vendoset shtatorja në sheshin e qytetit.

Veliu ka treguar se amaneti i fundit i, Ajetit ishte, “Unë po vdes për liri, të fala shokëve”, transmeton Indeksonline.

Postimi i Veliut në Facebook;

“Unë po vdes për liri, të fala shokëve”, ky ishte amaneti i fundit i heroit llapjan Ali Ajeti, para se të shkonte në pavdekësi.

Shtatorja e tij shumë shpejt do të vendoset në sheshin e qytetit në Podujevë./Indeksonline/