75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veliu: Situata e sigurisë në Podujevë e qetë

Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, ka pritur sot komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRD-C ) të KFOR-it, kolonelin Antonello Catalano, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Podujevë.

Takimi i sotëm i kryetari Veliu ishte një takim njohës me kolonelin Catalano, i cili e ka marrë detyrën e komandantit të Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRD-C ) të KFOR-it, nga koloneli Daniele Bajata.

Gjatë takimit u bisedua për situatën e përgjithshme në Komunën e Podujevës, me theks të veçantë për situatën e sigurisë.

Kryetari Veliu dhe koloneli Catalano vlerësuan se gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.

Me këtë rast kryetari Veliu vlerësoi i angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin.

“Komuna dhe institucionet e tjera përgjegjëse për sigurinë, por edhe vetë qytetarët e komunës sonë, kultivojnë raporte të mira bashkëpunimi me KFOR-in. Falë këtij bashkëpunimi ne kemi një gjendje të mirë të sigurisë”, tha kryetari Veliu.

Koloneli Catalano falënderoi kryetarin Veliu për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu përkushtimin e thellimit të bashkëpunimit jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Podujevës.