Vëllaznimi është bërë për vitra, Tahir Batatina e ndihmon me 100 euro
Vëllaznimi po kalon periudhën më të vështirë financiare.
Klubi gjakovar ka ndërmarrë një aksion ku po kërkon të blihen biletat për ndeshjet e tyre e që kushtojnë dy euro.
Një gjest i madh ka ardhur nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Ai ka blerë 50 bileta të Vëllaznimit për tifozët llapjan e që në shifra i bie plot 100 euro.
Klubi Vëllaznimit ka falënderuar trajnerin e ekipit llapjan me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook.
“Se sa i madh është Vëllaznimi tregon dhurata e trajnerit të KF Llapit, Tahir Batatina i cili bleu sot 50 Bileta për tifozët llapjan, në përkrahje të klubit tonë. Batatina duke i uruar suksese Vëllaznimit dhe duke i ftuar të gjithë adhuruesit Gjakovar ti ndihmojnë Vëllaznimit klub pa të cilin futbolli i Kosovës nuk e ka hijeshin e duhur, Batatina i’uron suksese Vëllaznimit që sa më shpejtë të kthehet aty ku e ka vendin në superligen e Kosovës.
Ne si klub falenderojmë Tahir Batatinen për ketë gjest dhe respektin që ka për Gjakovën, njëherit i dëshirojmë mirëseardhje gjithmon në Gjakovë” – u tha në postimin e ekipit gjakovar./Indeksonline/