11:53 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Vëllezërit Kraft premtojnë spektakël, të shtunën rikthehen në ring

Vitali dhe Wladimir Klitschko, të dytë filluan karrierën botërore në Univesum Box-Promotion në Hamburg të Gjermanisë. Të njëjtën gjë priten ta bëjnë dy vëllezërit shqiptarë, Toni dhe James Kraft.

Pas 14 muaj, dy boksierët do të rikthehen në ring. Toni, i gjatë 1.84 metra të shtunën në mbrëmje do të boksojë me Rostam Ibrahim. Kurse, Jamesi 1.90 metra me Malkhaz Sujashvilin, shkruan IndeksOnline.

Gjatë një interviste për Bild.de – vëllezërit Kraft thonë se asnjëherë nuk dëshirojnë të rrahën ndëmjet vete.

“Nuk kam zemër. Kur vëllai im është para meje, unë s’mund t’i mbaj emocionet”, ka thënë Toni.

“Vëllai im është modeli dhe idhulli im. Ai po ndjek hapat që unë po i ndjek”, ka thënë Jamesi.

/IndeksOnline/