75 Mall Live Search
12:49 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vendimet e Komisionit Disiplinor, Liria e pëson shumë keq

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje me Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.11.2018, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore.

Këto procedura u hapën nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 03-04.11.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore ka marrë disa vendime.

Klubi më i prekur nga këto dënime padyshim se është Liria. Prizrenasit janë dënuar me një gjobë prej 1000 eurosh. E gjithë kjo për shkak të lëshimeve në organzimin e ndeshjes, Liria – Ferizaj, e zhvilluar më 31 tetor në Prizren.

Në këto lëshime, Komisioni Disiplinor ka përfshirë edhe hedhjet e shisheve të plastikës në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes, pasi që ky i fundit anuloi golin e prizrenasve, transmeton IndeksOnline.

Te Liria, edhe futbollisti, Xhafer Hoxhaj ka marrë një dënim. Futbollisti në fjalë është pezulluar për tri ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK-ja. Pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Ferizajt, ai u përlesh me futbollistin kundërshtar, gjë të cilën e pësoi mjaft keq.

Përveç tij, edhe futbollisti Ardit Batalli është pezulluar me tri ndeshje mos-lojë. E gjithë kjo për arsye të njejta me ato të futbollistit të lartëcekur.

Dy rastet ndodhën në ndeshjen, Ferizaj – Liria, teksa edhe futbollistët e Ferizajt, Idriz Hasani e Ermal Cakolli e pësuan të njejtin pezullim – me nga tri ndeshje mos lojë./IndeksOnline/