11:14 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Skifterat” dhe ”Intelektualët” i shkaktojnë probleme Gjilanit, respektivisht Dritës

Derbin e parë gjilanas të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll e fitoi Gjilani.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, Gjilani fitoi me rezultat, 1-0.

Spektaklin më të madh në stadium e dhuruan tifozët – si ”Skifterat” ashtu edhe ”Intelektualët”, transmeton IndeksOnline.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Disiplinor, FFK ka bërë të ditur se ka hapur procedurë disiplinore ndaj të dyja klubeve.

Për Gjilanin është hapur procedurë disipliore për shkak të sjelljeve të parregullta të ”Skifterave”.

Tifozët në fjalë me koret e tyre ofenduan Dritën, si dhe hodhën gjësende të ndryshme dhe shishe në pjesën e fundit të takimit.

Ndërsa, edhe Dritab është në hetim për arsye të njejta – pra sjelljeve të parregullta të ”Intelektualëve”./IndeksOnline/