18:12 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vendimi për mjekët e suspenduar në QKUK merret pas disa ditësh! [Dokumente]

Bedri Braha, Defrim Kocinaj dhe Isa Haxhiuj janë mjekët të cilët janë larguar përkohësisht nga puna në QKUK, pasi që Inspeksioni  ka vërejtur se të njëjtit nuk kanë qenë në vendin e punës. Ndërkaq, tre të tjerë janë dërguar në komision disiplinor, duke përfshirë edhe dy infermierë.

Lidhur me këtë, Indeksonline mëson se vendimi për kthim apo largim të përhershëm do të merret pas disa ditësh në mbledhjen e radhës, të cilën e mban Komisioni Disiplinor.

Zyrtarë për informim nga QKUK kanë thënë se kjo që është vërejtur është e papranueshme që mjekët mos të jenë në vendin e punës.

Portali “Indeksonline” ka arritur që t’i sigurojë edhe vendimet që SHSKUK ka lëshuar për largimin e përkohshëm nga puna.

Ndryshe,  Braha është mjek specialist në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Kocinaj, mjek specialist në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK dhe Haxhiuj, mjek specialist në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Kujtojmë, se Kryetari i Shoqatës së Urologëve të Kosovës, Xhevdet Çuni ka reaguar për shkarkimin e doktorit, Isa Haxhiu nga Klinika e Urologjisë. Çuni e ka quajtur mëkat suspendimin e tij me arsyetimin për mungesë fizike ne kujdestari.

“Kah po shkon shendetesia kosovare? Dite me pare u suspendua Prof.Isa Haxhiu urolog ne Kliniken e urologjise ne Prishtine me arsyetimin e dhene per mungese fizike ne kujdestari.Te suspendosh nje urolog te permasave europiane ne Kosove eshte mekat. Prof Isa Haxhiu me disa kolege te tij ne Kliniken e Urologjise ishte ne pozicion konsultanti ne thirrje ne rastet kur urologet me te rinj se 5 vite pervoje pune nuk mund t’i zgjedhin rastet me te renda(Politraumat,goditje me arme zjarri) etj”, thuhej në reagimin e tij./Indeksonline/

Shoqata e Urologëve reagon për doktorin: Suspendimi i tij, mëkat