14:54 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Vendin e Ivanka Trump do ta zërë e bija e Joe Biden, Ashley

Ivanka Trump ka pasur një ndikim të madh në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës sa Donald Trumpi ka qenë në krye të SHBA-së. Ajo ka ndjekur nga afër takimet më të rëndësishme të babait, duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i tij

Por, pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ajo s’do të ketë më fuqi. Vendin e saj pritet ta zërë Ashley Biden, e bija e Joe Bidenit, i cili pritet të inaugurohet sot si president.

39-vjeçarja Ashley ka qenë në krah të të atit gjatë fushatës elektorale dhe ka një karrierë të gjatë si aktiviste.

Ndryshe, demokrati Joe Biden inaugurohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris po ashtu bën betimin si nënpresidente.