08:45 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / MSH

Vendkalimi në Jarinje hapet për qarkullim në të dy drejtimet

Vendkalimi administrativ në Jarinje do të jetë i hapur nga sot në drejtim të Serbisë qendrore drejt territorit të Kosovës.

Kështu ka thënë për Indeksonline zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm Jarinja do të jetë plotësisht e hapur”, tha ai.