Vendos Lista Serbe pas takimit me Vuçiq: Largohemi nga Qeveria e Kosovës!
Lista Serbe ka vendosur që të largohet nga Qeveria e tanishme e Kosovës.
Kështu ka thënë kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq pas një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Beograd.
Pas takimit të Listës Serbe me Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, Tanjug ka bërë të ditur se vendimi i përfaqësuesve të Listës Serbe është largimi nga Qeveria ‘Haradinaj’ dhe sipas tyre menjëherë do të bëjnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan Indeksonline.
Ndryshe Indeksonline ka raportuar mbrëmë për një gjë të tillë, të cilën më pas e konfirmoj edhe vetë Goran Rakiq./Indeksonline/