14:08 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vendosen maska dhe dezinfektues nëpër pritore autobusësh, në Prishtinë

Qytetarët që udhëtojnë me autobusë të “Trafikut Urban” në Prishtinë, nuk lejohen të futen brenda pa pasur të vendosur maskën.

E për këtë, Komuna e Prishtinës ka gjetur zgjidhje. Nëpër pritoret e autobusëve në kryeqytet janë vendosur maska dhe dezinfektues për qytetarët.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Dren Kukaj, përmes një postimi në Facebook.

Kjo u mundësua falë donatorit që është organizata Humanity First De(utschland).

Kukaj ka shkruar se 15 pritore të autobusëve janë furnizuar me dezinfektues dhe maska.

“Prej sot 15 pritore dhe pika të ndryshme do të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues”, ka shkruar Kukaj.