22:33 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vendosen posterë mikpritës për Vuçiqin afër Ujmanit

Muret afër liqenit të Ujmanit janë mbushur me posterë të cilët i urojnë mirëseardhje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë lokacion.

Vuçiq dhe Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmuan më herët se kreut të shtetit serb i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit.

Gjatë kësaj vizite, pritet ta vizitojë edhe një qendër turistike afër Ujmanit.