20:27 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Vendosen ulëset në stadiumin e Prishtinës, merr pamje evropiane (Foto)

Stadiumi i Prishtinës ka filluar të marrë pamjen e një impianti evropian që gjithmonë kemi deshiruar, shkruan indeksonline.

Shtëpia ku do të zhvilloj ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës të paktën deri në ndërtimin e atij nacional është në fazën e fundit të rinovimit.

Punimet kanë arritur në fazën përfundimtare, derisa kanë filluar të montohen edhe ulëset në pjesën e tifozëve.

Mendohet se stadiumi do të jetë gati në muajin mars edhe pse ka ende për tu punuar, sidomos në pjesët rreth stadiumit. /IndeksOnline/